Flash News

KRYESORE

Meghan Markle, anëtarja më e shtrenjtë e familjeve mbretërore në Europë

Meghan Markle është shndërruar në një ikonë të stilit qëkur është bërë pjesë e familjes mbretërore angleze.

Titulli Dukeshë e Sussex e ka vënë atë në një stad të tillë që i duhet të kujdeset për çdo dalje publke, njësoj si çdo anëtar tjetër i familjes mbretërore.

Mirëpo, Meghan Markle është një Dukeshë shumë e shtrenjtë. Markle ia kaluar të gjitha grave të tjera të monarkive në Europë sa i takon shpenzimeve për garderobën.

Dukesha e Sussex ka harxhuar 500.000 dollarë për veshje këtë vit, që do të thotë 5 herë më shumë se të ngjashmet e saj, përfshirë Kate-in, e cila ka shpenzuar për rroba gjatë 2018-tës vetëm 86.632 ( dhe është mjaft e pasur edhe nga  familja e vet).

Të fundit