Flash News

KRYESORE

"Meghan Markle, një mama e fiksuar"; dadoja e Archie jep dorëheqjen pas 2 javësh në punë

Meghan Markle është bërë nënë për herë të parë vetëm para disa ditësh, 2 javë më parë. Ajo dhe Harry gëzuan ardhjen e Archie dhe i kanë bërë gjërat ashtu siç kanë dashur vetë për djalin e tyre të parë.

Mirëpo, Meghan mesa duket qenka një mama shumë "posesive" dhe e fiksuar.

Dhe për këtë, vetëm 2 javë pas nisjes së punës, dadoja e foshnjës, ka dhënë dorëheqjen. Shkak për këtë është bërë sjellja e Meghan e cila nuk e lejonte dadon të qëndronte vetëm me vogëlushin.

“Meghan do të kontrollojë çdo gjë. Thjesht nuk mund ta lërë Archie-n vetëm me askënd. E shpërfill ndihmën e të tjerëve. Nuk lë askënd të kujdeset për të përveçse vetes”, është shprehur një burim.

Sipas “Daily Express”, Meghan nuk lejon as nënën e saj Dorian, që të rri vetëm për vetëm me nipin.

 

Të fundit