Flash News

KRYESORE

Meghan Markle sillej si diva kur fikeshin kamerat

Si me tituj mbretëror dhe si pa tituj, Meghan Markle përflitet njëso. I vetmi dallim është që ish-anëtarja e familja  I vetmi ndryshim është që tani Markle është më e qetë. Kujtojmë se para se Meghan Markle të futej në familjen mbretërore nuk ishte aq e famshme – megjithatë, ajo ka pasur një sjellje prej dive. Të paktën kështu tregon një kameraman që ka punuar me Meghan-in gjatë kohës që ajo xhironte “Suits”.

Në një intervistë për Daily Mail, kameramani, emri i të cilit nuk është bërë publik, ka thënë se Meghan-in e quanin “princeshë” që para se të lidhej me Princin Harry, pikërisht për shkak të sjelljes së saj tekanjoze. Ai shtoi se e kishin paralajmëruar për sjelljen e saj prej dive, para se të fillonte të punonte me të.

“Njerëzit më thanë të bëhesha gati sepse ajo e tepronte. E quanin ‘princesha’. Kur e takova për herë të parë as nuk e dija kush ishte, ndërsa ajo filloi të bënte si diva. Sillej sikur ishte një yll i ekranit, por në fakt edhe yjet e vërtetë tregohen më të thjeshtë dhe zemërgjerë.”

 

Të fundit