Flash News

KRYESORE

Megjithëse ishin njoftuar audicionet, mbyllet emisioni në Top Channel; nuk do ketë një sezon të tretë

Megjithëse ishin njoftuar audicionet, mbyllet emisioni në Top Channel;
Mesa duket emisionit të kuzhinës në Top Channel i ka ardhur fundi. Edhe pse në puntatën e fundit të “Hell`s Kitchen Albania 2” u njoftua se do nisnin audicionet për sezonin e tretë të emisionit, shefi i kuzhinës – Renato Mekolli – ka njoftuar që jo. Sipas shef Mekollit, ky program nuk do ketë një sezon të tretë. Këtë e ka bërë të ditur në përgjigjen e komentit të një ndjekësi, i cili pyet se kur do të nisë sezoni i tretë i “Hell’s Kitchen Albania”.

“Nuk ka më “Hell’s Kitchen”, unë largohem nga Shqipëria. Mbase me ndonjë chef tjetër po.”- shkruan Renato.

Ende nuk ka asnjë informacion nga ana e televizionit në lidhje me vijimësinë e emisionit me një shef tjetër ose jo.

Të fundit