Flash News

KRYESORE

Mehmetaj me gjuhë të ashpër ndaj Rudina Hajdarit: Shërbëtore e Ramës, edhe Elisa Spiropali do të kishte zili

Mehmetaj me gjuhë të ashpër ndaj Rudina Hajdarit:

Debatit me Rudina Hajdarin, pas akuzave që kjo e fundit hodhi ndaj Presidentit Meta dhe kryetares të LSI-së Monika Kryemadhit, e ka vazhduar ish-deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj.

Me një postim në Facebook, Mehmetaj e cilëson Rudinën si një shërbëtore të Edi Ramës, që edhe Elisa Spiropali do ta kishte  zili.

“Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vet Elisa. Më duket se i është shtuar grupit të fortë të konkurrencës që është krijuar brenda Rilindjes, se kush i bën më shumë hije shefit të madh”-thekson Mehmetaj.

 

Postimi i plotë i Kejdi Mehmetajt

“Me Rudinën nuk kam dashur të merrem kurrë, marrëzitë e saj i kam justifikuar me pamundësitë fizike dhe rrethanore që ka për të gjykuar drejtë!

Shërbimet që i ka bërë qeverisë Rama, do ja kishte zili edhe vet Elisa. Më duket se i është shtuar grupit të fortë të konkurrencës që është krijuar brenda Rilindjes, se kush i bën më shumë hije shefit të madh. Nën siglën e PD, nuk la zyrë e derë pa hedhur vrer. Megjithatë, për këto, përgjigjen do e japë përballë votuesve të PD.

Tani, meqenëse Rudina që na u shit me principe perëndimore, ra në vulgun e Ramës e filloi komentet me gra e familje, po i kujtoj kodin e moralit të shqiptarit:

Familja është e shenjtë, nuk preket! E përpara se të shesë moral e të bëj shenjtoren në hapësirën politike shqiptare, duhet ta dijë se për të qenë shenjtore nuk mjafton një “shën” përpara!"

 

 

Të fundit