Flash News

KRYESORE

Mehmeti: Përgjimet i çojnë politikanët maqedonas në burg, ata shqiptarë kandidojnë në zgjedhje

Mehmeti: Përgjimet i çojnë politikanët maqedonas në

Analisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, tregon dallimin rrënjësor midis politikanëve maqedonas dhe atyre nga Shqipëria, kur bëhen pjesë skandalesh të lidhur me krimin e organizuar.

Ai thotë se në shtetin fqinj, politikanët burgosen, kurse në Shqipëri, ata miratojnë ligje e kandidojnë në zgjedhjet vendore.

"Më pyesin gazetarët se çka i dallon përgjimet e dikurshme telefonike të opozitës maqedonase, që shpalosnin si regjimi kriminel VMRO-BDI kishte marrë zvarrë Maqedoninë, nga këto të sotmet, që tregojnë si mafiozët e kriminelët, ia zgjedhin burrështetasit Shqipërisë?

Dallimi është shumë i dukshëm dhe i qartë: ‘bombat’ e opozitës maqedonase, kryesisht shpalosnin si politikanët hajdut, të zgjedhur nga populli, e ndihmonin njëri tjetrin gjatë vjedhjes së shtetit, e përgjimet telefonike lidhur me funksionarët e ‘Rilindjes’ që e sundojnë Shqipërinë, janë më të frikshme dhe tregojnë si politikanët janë në shërbim të kriminelëve e mafiozëve që e kanë zaptuar shtetin!

E në ndërkohë, ndodh diçka edhe më e tmerrshme sa kaq: politikanët dhe hajdutët e Maqedonisë, dënohen e shkojnë në burg, e politikanët e Shqipërisë, të zgjedhur nga mafiozët e kriminelët, miratojnë ligje dhe kandidojnë në zgjedhjet vendore!", shkroi Mehmeti në Facebook.

Të fundit