Flash News

KRYESORE

Meksika thyen rekordin me ‘Botërorin 2026’, por eventi do i përkasë plotësisht amerikanëve

Meksika thyen rekordin me ‘Botërorin 2026’, por eventi do i

Me votimin e kandidaturës së Amerikës së Veriut, Meksika thyen rekordin duke u bërë shteti i parë që do të organizojë për herë të tretë Kupën e Botës. Kandidatura e SHBA, Meksikës dhe Kanadasë mori 134 vota në kongresin e zhvilluar sot nga FIFA.

Mesika ka organizuar gjithashtu Kupën e Botës në vitet 1970 dhe 1986.

Por ndonëse meksikanët janë ata që thyejnë rekordin, organizimi i Botërorit 2026 do të ketë tërësisht një pamje amerikane.

80 ndeshje do të luhen në atë kampionat ku do të marrin pjesë 48 skuadra nga e gjithë bota. Në stadiumet e Meksikës dhe Kanadasë do të luhen nga 10 ndeshje, ndërsa në SHBA do luhen 60 të tilla, përfshirë çdo ndeshje nga çerekfinalet deri në finale.

Për SHBA-të ky është Botërori i dytë që organizojnë pas atij të vitit 1994, ndërsa për Kanadanë kjo është hera e parë që organizon eventin e rëndësishëm.

‘Botërori 2026’ në SHBA; si i kërcënoi Donald Trump anëtaret e FIFA-s përpara vendimit

Të fundit