Flash News

KRYESORE

Melania Trump dhe Baron zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë

Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump dhe djali i saj 11-vjeçar Baron më në fund janë zhvendosur në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump mori mandatin e Presidentit të SHBA 5 muaj më parë ndërkohë që Melani dhe Baron qëndruan në Nju Jork në mënyrë që djali i saj të përfundonte vitin shkollor.

Ky veprim u komentua si i çuditshëm nga analistë e gazetarë amerikanë, pasi paraardhësja e saj Michelle Obama u zhvendos që në fillim në Uashington.

Megjithatë, gjërat duket se po shkojnë mirë. Melania duket e lumtur që më në fund do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë pranë bashkëshortit. Vet Zonja e Parë ka publikuar një foto të lëndinës së Shtëpisë së Bardhë duke njoftuar për vendimin që ka marrë.

Të fundit