Flash News

KRYESORE

Melania Trump lutet për barazi racore, Demokratët: Po përdoret për qëllime politike!

Melania Trump lutet për barazi racore, Demokratët: Po përdoret

Zonja e Parë e ShBA, Melania Trump, ka mbajtur një fjalim emocionues në ditën e dytë të Konventës së republikanëve, drejtpërsëdrejti nga Shtëpia e Bardhë. Znj. Trump i kushtoi një pjese të rëndësishme të fjalimit  trazirave racore që kanë troditur jo pak herë Amerikën kohëve të fundit.

"Si të gjithë ju, unë kam reflektuar për trazirat racore në vendin tonë, u bëj thirrje njerëzve që të mblidhen në mënyrë civile, në mënyrë që të mund të punojmë dhe të jetojmë sipas idealeve tona amerikane. Unë gjithashtu kërkoj nga njerëzit që të ndalojnë dhunën dhe plaçkitjet që po bëhen në emër të drejtësisë dhe kurrë mos bëni supozime bazuar në ngjyrën e lëkurës së një personi", u shpreh Melania Trump.

Në fjalën e saj, zonja Trump gjithashtu shprehu dhembshuri dhe mbështetje për amerikanët të shqetësuar për situatën e koronavirusit, i cili ka vrarë më shumë se 178,000 amerikanë.

"Unë e di se shumë njerëz janë në ankth. Disa ndihen të pafuqishëm. Unë dua që ju të dini se nuk jeni vetëm,"- shtoi ajo.

Ajo gjithashtu nuk mund të rrinte pa mbështetur bashkëshortin e saj, presidentin Trump dhe duke e konsideruar si dikush që "nuk mban sekret se si ndihet për gjërat".

“Ndershmëria totale është ajo që ne si qytetarë e meritojmë nga presidenti ynë. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, ju gjithmonë e dini atë që ai po mendon."

Vendimi i saj për të folur nga selia e pushtetit presidencial ka zemëruar Demokratët, të cilët thanë se mbajtja e një fjalimi nga një figurë jo qeveritare po përdorej për qëllime politike.

Të fundit