Flash News

KRYESORE

Memaliaj, sekuestrohen 517 kg kanabis dhe 1440 fishekë luftarakë , arrestohet një person

Memaliaj, sekuestrohen 517 kg kanabis dhe 1440 fishekë luftarakë ,

Policia ka sekuestruar 517 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa kërcej e gjethe, si dhe 1440 fishekë luftarakë. Gjithashtu ka arrestuar një shtetas, si dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Zhapokikë.

 Në vijim të Planit Operacional të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimit të lëndëve narkotike, si dhe për kapjen dhe arrestimin e personave që kryejnë këtë veprimtari kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi Neim Bishani dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Zhapokikë,Memaliaj, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni “BISHANAJ”.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në afërsi të banesës u gjetën 60 thasë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva kërcej e gjethe, si dhe 1440 copë fishekë luftarakë. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 517 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u ndalua shtetasi : Neim Bishani, 54 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë,Memaliaj, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin : Q.R, (Kryeplak i fshatit Zhapokikë) 63 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë,Memaliaj, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit