Flash News

KRYESORE

Memorial për të rënët e grushtit të shtetit në Turqi, reagon ish-ministri: Budallallëk më të madh s’më kishin zënë veshët

Memorial për të rënët e grushtit të shtetit në

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me memorialin e ngritur disa ditë më parë në Kodrat e Liqenit në Tiranë për të nderuar viktimat e grushtit të shtetit në Turqi, në 2016-ën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilëson si budallallëkun më të madh që ka ndeshur ndonjëherë.

Statusi:

Memorial për të rënët Turq te grushti i shtetit të tyre?!

I vendosur në Tiranë?! Te kodrat e liqenit?!

Uau! Budallëk më të madh smë kishin zënë veshët.

Po cfarë duhet të kujtojmë ne nëpërmjet atij memoriali?! Erdoganin?!

A njeh dikush ndonjërin prej të vrarëve të paktën?

A ka qenë ndonjëri prej tyre ndonjëherë në Shqipëri? Verifikojeni TIMS! Kush e si, mbase gjendet ndonjë lidhje njerëzore.

Uaaaaa. Ç'budallëk!

Janë më martirë ata që vijnë në Shqipëri në kohë plazhi.

Le pastaj ata që vijnë të bëjnë biznes.

Heronj fare! Vijnë të investojnë e largohen me barrelë me kocka të thyera. Këto duhet të rikujtojmë vazhdimisht nëse duam të ndryshojmë këtë vend.

Po këto që u vranë për vendin e tyre çfarë duhet t'u kujtojmë?! Nuk i kemi njohur në të gjallë të tyre.

Le pastaj masakrën urbane që kanë bërë të kodrat e Liqenit. E mbushën me gurë e beton përkujtimor të të gjithë dynjasë...

Ndërkohë kot e kanë se të vetmen gjë që kujtojnë shqiptarët nga liqeni është Gjiri Kurvave...

Të fundit