Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Memoriali turk, sa i takon Veliajt "këtu nuk ka tradhti, burra!"
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar për memorialin e që përkujton të rënët e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi, duke mos e konsideruar 'hata', por edhe duke marrë një distancë prej tij.
Duke dalë nga Komuniteti Mysliman ku ishte për festën e Bajrami, kryebashkiaku ka përdour frazën 'më kanë thënë ' duke iu referuar memorialit, por duke ngulmuar se nuk duhet konsideruar tradhti, dhe as shkelje.
Një pjesë e prononcimit të Veliajt:
“Në atë territor ka mbi 50 pika, ku janë kujtuar raste të ndryshme, dhe secili ka mundësi të respektohet. Unë do të thosha t’i lëmë të vdekurit të qetë dhe kush do që t’i respektojë me një qiri, me një lule apo me një lutje, t’i lëmë gjithashtu të qetë. Tirana zemërmadhe ka vend për të gjithë. Ndaj, për të gjithë ata që vapa e gushtit i kapi në ngut për fletërrufe, s’ka ndodhur asnjë hata, le më tradhti apo ndonjë shkelje e kësaj natyre. Pushime të mbara të gjithëve dhe gëzuar festën”, tha Veliaj.