Flash News

KRYESORE

"Mendimi kritik i një qytetari", bashkëshortja e Gilman Bakallit zbulon dorëshkrimet e pedagogut

"Mendimi kritik i një qytetari", bashkëshortja e Gilman

Irena Bakalli, bashkëshortja e pedagogut, publicistit dhe studiuesit, Gilman Bakalli, sot ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit "Wake Up", ku ka folur për librin e bashkëshortit të saj të titulluar "Mendimi kritik i një qytetari".

Ashtu siç shpjegon ajo, ky është një libër që ka të përmbledhura disa nga shkrimet dhe esetë e Bakallit, të cilat kanë diçka të përbashkët dhe mendimin kritik për çdo tematikë të trajtuar.

"Ideja ishte që të gjitha shkrimet dhe esetë e tij të përmblidheshin në një libër  në një formë më konçize. Shkrimet janë bërë duke krijuar një shtyllë kurrizore të shkrimeve që kanë një gjë të përbashkët. Është mendimi kritik gjatë trajtimit të një çështjë për çdo tematikë", shpjegon Irena Bakalli.

Ndërkohë ajo ka theksuar gjithashtu e ëshë kritikuesja dhe lexuesja potenciale e shkrimeve të bashkëshortit të saj, edhe pse në shumicën e rasteve bie dakord me idetë e tij.

Ky libër mund të lexohet nga të gjitha shtresat, duke filluar nga lexuesi i thjeshtë deri tek ai kritik.

A ka shkrime apo dorëshkrime të tjera të cilat "presin" të përmblidhen në një libër?

Ka shumë, por unë nuk kam plane konkrete pasi gjërat ndodhën pa plan dhe tani po ecim hap pas hapi.

Në bisedat tuaja personale si e mendonte prof. Bakalli formën e mendimit të një qytetari të lirë?

Ashtu siç ishte, ai ishte ashtu siç e njihnin të gjithë. Nuk është se ishte ndryshe në shtëpi dhe ndryshe jashtë.

Pse vendose që ta nisësh librin me një sqarim në shqip të emrit qytetar dhe mbiemrit qytetar?

Kjo ide ishte e redaktorit, dhe ai ka bërë mirë. Unë isha dakord me këtë përcaktim. Ne ndoshta fjalën qytetar si emër e njohim të gjithë kurse si mbiemër harrohet. Mbiemrin qytetar e njohim më shumë si dikush që jeton në qyetet. Mos të harrojmë se qytetari ka edhe detyra, pa marrë parasysh ku e ka shtëpinë.

Si e ke bërë përzgjedhjen e shkrimeve?

Unë kam qenë e gjatë gjithë procesit dhe përmbylljes. Shkrimet janë bërë duke krijuar një shtyllë kurrizore të shkrimeve që kanë një gjë të përbashkët. Është mendimi kritik gjatë trajtimit të një çështjë për çdo tematike. Një pjesë e madhë e shkrimeve do të doja të lexoheshin si pjesë historike dhe jo aktuale.

A kemi ecur ne ndopak sa i përket mendimit kritik?

Për mendimin tim të mësuarit përmendësh të stërvit mendjen por mendimi kritik është metoda më e mirë që një shoqëri duhet të promovojë, në mënyrë që të ecë përpara.

Cili ishte roli juaj në këtë vepër?

Unë isha kavja, une testoja. Unë bëja rolin e një lexuesi të thjeshtë potencial dhe e kritikoja. Si pozicioni i gruas dhe lexuesit e kritikoja por shumicën e rasteve isha dakord me ato që shkruheshin nga ai. I qante vetë!

Kujt do t'ia sugjeronit këtë libër përveç një studenti?

Leximi ka disa faza. Leximi mund të jetë një proces i thjeshtë që mund të bëhet nga dikush që ka marrëdhënie të mirë me librin, pasi edhe Gilmani i shkruan në mënyrë të thjeshtë që e kuptojnë të gjithë. Pastaj është faza ndërmjet rreshtave, metaforik, që kërkon një grup tjetër lexuesi. Më pas vjen faza e tretë, ata që e konsiderojnë një libër didaktik. Duke e parë në aspektin stilistk, antropologjik apo filozofik. Por ky libër mund të lexohet nga shumë shtresa.

Të fundit