Flash News

KRYESORE

Mendohuni mirë para se të zgjidhni syzet e duhura, çfarë sugjeron doktori okulist në Tiranë

Megjithëse është kthyer në normalitet, dyqane të shumta optike  ofrojnë dhe vizita herë pas here. Por me revolucionimin e fushës së optike, kur kemi kaq shumë mundësi zgjedhjesh, duhet të dimë edhe ku të drejtohemi për të bërë zgjedhjen për diçka shumë të rëndësishme: sytë. Leximi mund t`ju pajisë me dije dhe njohuri, puna tashmë është bërë më teknologjike dhe secilit prej nesh puna i lidhet me një ekran kompjuteri. Dhe prandaj është kthyer në një nevojë të domosdoshme vizita e herëpashershme e syve. Për të parë nëse kemi ndonjë problem, jemi përkeqësuar apo përmirësuar. Shumë prej nesh, e neglizhojmë edhe për shkak të punëve dhe faktit që vizitën duhet ta bëjmë diku tjetër dhe syzet t`i marrim diku tjetër. Por tashmë, duket se do na vijë një ndihmë një metodë e lehtë që Doktor Tom Petri servir për të gjithë ata që kanë nevojë për syze të mira dhe për vizitë të sigurte. Një nga okulistët më të mirë në Tiranë, Dr. Tomi i cili i ushtron këtë profesion pranë klinikës Ortodokse, ka vendosur që gjithë dijen dhe profesionin ta ofrojë tek personat që kanë nevojë për një rezultat të sigurte. Në Tiranë është shtuar një dyqan i ri me syze nga markat më të ndryshme, optike dhe dielli, "Dr. Tom Optics". Ne kemi shkuar vetë aty dhe pamë nga afër shërbimin që ofrohet. Është e rrallë që vetë okulisti të jetë i pranishëm sa herë është e nevojshme dhe sa herë që klienti kërkon një përgjigje të specializuar. Duke qenë se Dr. Tomi ka punuar përherë me aparaturat më të specializuara në Shqipëri, kjo e ka ndihmuar të krijojë një marrëdhënie besimi dhe sigurie me klientët dhe kjo është ajo çfarë ka më shumë rëndësi për të.  Ajo që na ka bërë më shumë përshtypje, është se Dr. Tomi këmbëngul të të mos japë syze nëse vërtetë nuk keni nevojë për ta. Për të bërë vizitën në dyqanin e tij, u shtymë nga fjalët e një pacienti, të cilit diabeti i kishte dëmtuar goxha shikimin. Në një prej bisedave tona me pacientin D.Z, u shpreh se kishte provuar shumë vizita, të cilat i kishin kushtuar 10-fish më shumë dhe asnjë nuk kishte qenë aq e specializuar sa nën kujdesin e okulistit të njohur Dr. Petrit. Por jo vetëm kjo, edhe syzet e diellit janë të markave më prestigjioze duke nisur nga çmimet më ekonomike e deri tek markat luks. Pra, "Dr Tom Optics" është dyqani i të gjithëve, kategorive e shtresave të ndryshme sepse si rrallë herë, në qendër është mirëqenia e klientit/pacientit. Tani që jemi në fund të dimrit dhe koleksioni pranverë/verë ka arritur zyrtarisht në dyqan, nxitoni të merrni syzet e preferuara ;) E keni shumë të lehtë ta gjeni: Bulevardi "Bajram Curri" (Përballe ish-Ekspozitës) Nr. cel +355 69 40 37 555
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Dr Tomi Petri (@dr.tomoptics) on

Të fundit