Flash News

KRYESORE

"Mendoja se kisha sëmundje të rrallë", Lori Hoxha tregon problemet me ankthin

Më herët, Lori Hoxha ka pranuar se ka vuajtur nga ankthi. Para disa muajsh, në një postim në Instagram, Lori tha se vitin e kaluar ka qenë duke marrë veten nga një goditje e ankthit, e cila nuk ishte shumë e lehtë për ta përballuar.

Mbrëmë, duke qenë se e pyesin shumë ne mesazhe dhe komente, Lori ka dashur t`i vijë në ndihmë njerëzve që po kalojnë të njëjtën eksperiencë si ajo. Ajo i ka dhënë mundësinë fansave të saj t`i bëjnë çdo lloj pyetje në lidhje me ankthin.

Një nga pyetjet ishte se kur i nisi për herë të parë ankthi.

Lori është përgjigjet duke treguar se ka qenë në një sallon bukurie kur e ka përjetuar për herë të parë këtë eksperiencë:

"Në 2012-ën. Isha në një sallon bukurie dhe mendova se përjetova një goditje në zemër dhe nxituam për në spital. Asnjë nuk më tha se kisha atak paniku dhe pas kësaj bëra shumë vizita në spitale për 8 muaj të mira. Unë mendova se kisha ndonjë sëmundje të rrallë që doktorët nuk po e gjenin dot. Derisa një ditë, pasi kërkova në Google për disa nga simptomat e mia gjeta disa forume për panikun dhe ankthin dhe aty gjeta vetveten.”

Madje, nga simptomat që kishte, Lori ishte e bindur në vetvete se mund të kishte sklerozë multiple, kancer apo tumor në kokë. Lori beson se të flasësh me dikë për ankthin të ndihmon ndaj këtë këshillë ua jep edhe ndjekësve të saj. Ajo tregon se për këto gjëra flet me motrën e saj të vogël e cila gjithashtu vuan nga ankthi.

Të fundit