Flash News

KRYESORE

“Mendoni për ‘gjyshe Ollgën’”. Si i trajnon ambasada amerikane gjykatësit dhe prokurorët shqiptarë

Ambasada amerikan ka njoftuar në rrjetin social Facebook, mbajtjen e një tryeze me praninë e përfaqësuesve të shkollës së Magjistraturës, sektorit të OPDAT në Departamentin e Drejtësisë dhe ekspertë të tjerë.

Në postimin e bërë thuhet se Këshilltari Ligjor Rezident, Gjon Juncaj u foli prokurorëve dhe gjykatësve të ardhshëm mbi etikën dhe integritetin. Juncaj e këshilloi klasën duke thënë se më së shumti se e dimë se çfarë është e drejtë apo e gabuar.

“Ndërsa ato herë që mund të jenë të pasigurtë, mund të pyesin veten “çfarë do të bënte gjyshe Ollga”? Mendoni për “gjyshe Ollgën” si një gjyshe apo një person i respektuar dhe me integritet në jetën tuaj. Nëse “gjyshe Ollga” do të thoshte “jo”, atëherë edhe juve duhet të thoni “jo””, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e amabsadës.

Postimi i plotë i ambasadës amerikane

Shkolla e Magjistraturës në Shqipëri luan një rol të rëndësishëm në edukimin e gjykatësve dhe prokurorëve aktualë dhe të ardhshëm në Shqipëri. Në bashkëpunim me shkollën e Magjistraturës, sektori i OPDAT-it i Departamentit të Drejtësisë dhe ekspertë të tjerë, organizuan një bashkëbisedim mbi zbatimin e ligjeve të rëndësishme të të drejtave të viktimave, gjatë një tryeze të rrumbullakët me gjykatës dhe prokurorë. Më pas, po atë ditë, Këshilltari Ligjor Rezident Gjon Juncaj u foli prokurorëve dhe gjykatësve të ardhshëm mbi etikën dhe integritetin. Juncaj e këshilloi klasën duke thënë se më së shumti se e dimë se çfarë është e drejtë apo e gabuar. Ndërsa ato herë që mund të jenë të pasigurtë, mund të pyesin veten “çfarë do të bënte gjyshe Ollga”? Mendoni për “gjyshe Ollgën” si një gjyshe apo një person i respektuar dhe me integritet në jetën tuaj. Nëse “gjyshe Ollga” do të thoshte “jo”, atëherë edhe juve duhet të thoni “jo”.

Të fundit