Flash News

KRYESORE

Menjëherë pas ndeshjes, Armand Duka hyri në dhomat e zhveshjes së Kombëtares; çfarë u diskutua me lojtarët?

Menjëherë pas ndeshjes, Armand Duka hyri në dhomat e zhveshjes

Pas humbjes kundër Spanjës me rezultatin 3-0, sigurisht që zhgënjimi i i kuqezinjve ka qenë i lartë, më tepër për faktin e pësimit të atyre golave shumë shpejt.

Ndërkohë që pas përfundimit të ndeshjes, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka shkuar në dhomat e zhveshjes së lojtarëve të Kombëtares.

Lajmi u raportua nga Drejtori i Departamentit të Sportit në RTSH, Pano Xhixho, i cili deklaroi në lidhje direkte nga Spanja: “Presidenti Duka shkoi në dhomat e zhveshjes së lojtarëve. Nuk dihet arsyeja, por me shumë mundësi do t’iu kujtojë lojtarëve se të hënën luajmë ndaj Italisë”.(vipsport)

Të fundit