Flash News

KRYESORE

Mentor Kikia: Teksti i Myftarajt nuk mund të quhet gazetari; mori vëmendje të panevojshme

Mentor Kikia: Teksti i Myftarajt nuk mund të quhet gazetari; mori

I ftuar në studion e Opinion, Mentor Kikia foli mbi arrestimin e Kastriot Myftarajt nisur nga publikimi i një shkrimi të këtij të fundit, i cili bënte thirrje për vrasjen e ambasadores së BE, Romana Vlahutin.

Sipas tij, teksti i Myftarajt as shkrim nuk mund të quhet, në terma të gazetarisë, dhe mori një vëmendje të panevojshme dhe të pamerituar.

Brenda tekstit nuk kishte asnjë element i cili mund të konsiderohej i fushës së gazetarisë.

“Ky person  ka publikuar  një tekst të mbushur me fyerje sharje që nuk i intereson askujt.Nuk është lajm, as reportazh, është thjesht një tekst i shkruar që mori një vëmendje të pamerituar. Nëse do flasim për lirinë e  fjalës hajde, ulërasim deri të mëngjes, por ky nuk është rast që ka të bëjë me median”-tha ai.

Të fundit