Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Meqë është Zogu, të vihet edhe Enveri në Bulevard? Çfarë ka pas peticionit të 93 veteranëve drejtuar Metës dhe Ramës
Gazeta 'Dita', e njohur për axhendën e saj ultrakomuniste, prej disa ditësh ja kushton faqet e para Mbretit Zog (ata e quajnë Ahmet Zogu se mbret kanë vetëm Enverin), dhe fushatës së heqjes së monumentit të tij në Bulevardin që mban të njëjtin emër. Gjithçka nisi në numrin e 4 gushtit, me botimin e një 'letre të hapur' të 93 veteranëve dhe pasardhësve të veteranëve, ku i kërkohej Kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta heqja e shtatores së themeluesit të shtetit modern shqiptar.
'Dita' ka vazhduar edhe në ditët në vijim fushatën duke hedhdur idenë e një referendumi për Zogun dhe Enverin. Duket se 'zemërimi' i veteranëve frymëzohet, sa nga prania e shtatores së Zogut në Bulevard, aq dhe nga mungesa e asaj të Enver Hoxhës.
Nëse është e Zogut, mos e hiqni, por të paktën vendosni edhe atë të Enverit, është 'axhenda e fshehtë' e veteranëve dhe gazetës së tyre 'Dita'.
Një element për t'u përmendur është fakti se veteranët 'u bënë të gjallë' pas ikjes së një Presidenti të së djathtës dhe ardhjes në zyrën e kreut të shtetit të Ilir Metës, një politikan i njohur për afrimitetin me veteranët dhe 'axhendat e majta'.
Letra e hapur e veteranëve:
Ne, një grup nismëtar prej 93 veteranësh dhe pasardhës veteranësh me banim brenda dhe jashtë shtetit, Ju drejtohemi me këtë peticion në të cilin mendojmë se shprehet një opinion dhe qëndrim i shumicës së shqiptarëve.
Në radhë të parë shprehim shqetësimin që në këto 27 vjet të Shqipërisë pluraliste kanë ndodhur sulme të ulta kundër historisë, kulturës dhe vlerave kombëtare që dikur na kanë dhënë dinjitet dhe krenari.
Është hedhur baltë mbi figura të mëdha të historisë dhe kulturës sonë, si dhe kanë ndodhur episode tronditëse, sikurse ka qenë dhunimi i varrezave të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, si dhe monumenteve dhe memorialeve të saj. Kjo strategji që ne e themi haptazi se është antikombëtare, mendojmë se ka qenë e qartë që në fillim: të zbresin nga piedestalet heronjtë dhe personalitetet e historisë dhe kulturës sonë, dhe vendin e tyre ta zënë antiheronjtë, tradhtarët, kolaboracionistët.
Kjo është një fyerje e rëndë që i është bërë këtij populli.
Zoti President,
Ju jeni deklaruar në vijimësinë tuaj politike në mbrojtje të kësaj Lufte të madhe që na rreshtoi në anën e fitimtarëve dhe aleatëve të mëdhenj anglo-sovjeto-amerikanë. Ju jemi mirënjohës për këtë! Por, tani që jeni në krye të shtetit, tregojeni veten se kini qenë i sinqertë në deklaratat Tuaja. Paraardhësi juaj nuk la bashkëpunëtor të fashizmit dhe diversant pa dekoruar. Ne e konsiderojmë sjelljen e tij antikushtetuese. Tani që Jeni në krye të shtetit, kini shansin e madh të korrigjoni shumë nga gabimet e së kaluarës dhe të kontribuoni në rivendosjen e të vërtetave të mëdha historike. Populli shqiptar do t’Ju jetë mirënjohës për këtë!
Zoti Kryeministër,
Ju që u mbështeti shumica e shqiptarëve të fitoni një mandat të dytë qeverisës, kini përgjegjësinë e madhe historike për vendosjen e drejtësisë në këtë vend. Jemi ne që ju kemi votuar për të bërë gjëra të mira për Shqipërinë. Po ju themi se kini një shans historik si asnjë udhëheqës tjetër pas viti 1990 që të bëni diçka ndryshe në të mirë të këtij vendi e të këtij populli. Shfrytëzojeni këtë moment historik! Ju mbështesim maksimalisht për Reformën në Drejtësi. Por ne mendojmë se reformë mbi reformat është mbrojtja e historisë dhe vlerave kombëtare të krijuara me aq shumë gjak dhe sakrifica. Veproni sa s’është vonë.
Në këtë letër-peticion që ju dërgojmë Ju zoti President dhe Ju zoti Kryeministër, parashtrojmë dy kërkesa të drejtpërdrejta, sa të thjeshta, por edhe po aq të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.
E para. Njëzet e ca vjet më parë u vendos në mënyrë arbitrare emri i Ahmet Zogut, një pjese të Bulevardit që ka mbajtur dhe mban emrin “Dëshmorët e Kombit”.
Sikur të mos mjaftonte kjo, po në mënyrë arbitrare u vendos pesë vjet më parë në atë Bulevard dhe një statujë e Ahmet Zogut, ish-mbretit që ka shitur pjesë të trojeve të atdheut, që e tradhtoi këtë vend në momentet më të vështira të tij në prill 1939.
Ai monument fyen një komb të tërë. Ai monument duhet hequr një sahat e më parë, jo thjesht se u vendos në mënyrë të paligjshme, por se Zogu nuk e meriton atë statujë. Duhet ta dini se shumicës së shqiptarëve u dhembin sytë kur shikojnë atë ngrehinë dhe ndërrojnë rrugë kur u bie rasti të kalojnë andej. Monumentet nuk e fshijnë turpin e tradhtisë së Ahmet Zogut.
Së dyti. Lidhur me qëndrimin ndaj Enver Hoxhës, mendojmë se ka ardhur koha që figura e tij si udhëheqës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të vihet në vendin që i takon. E dimë që përmendja e emrit të Enverit politikanëve tanë iu shkakton sëkëlldi. Por këtë çështje e zgjidh fare mirë një referendum lidhur me qëndrimin që duhet mbajtur ndaj Enver Hoxhës.
Me konsideratën më të lartë:
Lista e 93 nënshkruesve
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38