Flash News

KRYESORE

Merkato e shqiptarëve/ Levante transferon Sadikun për 1 mln euro; Rashica kryen testet te Verder Bremer

Armando Sadiku ka bërë një hap gjigant në karrierë duke u transferuar te ekipi spanjoll i Levantes. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është blerë nga klubi i La Ligës për një shifer rreth 1 milionë euro. 26 vjeçari luaji sezonin e fundit te polakët e Legiës së Varshavës, ku u paraqit në 17 ndeshje dhe shënoi dy gola. Megjithatë, kalimi në Spanjë është një moment i rëndësishëm për lojtarin.

Levante ndodhet aktualisht në vendin e 16-të në kampionat dhe Sadiku është konsideruar një përforcim i duhur. Klubi ka uruar në shqip futbollistin pas nënshkrimit të kontratës.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm është kalimi i Milot Rashicës te ekipi gjerman i Verder Bremenit. Kalimi i 21 vjeçarit nga Vitese te Verder pritet të kryhet për një shifër nga 5 deri në 10 milionë euro. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës ka kryer dje testet mjekësore në Gjermani.

Ish-kapiteni i kuq e zinjve, Altin Lala ka qenë personi që ka bërë të mundur transferimin e Rashicës në Gjermani. Aktualisht, Verder Bremen nuk ndodhet në pozicion të favorshëm në Bundesligë, por afrimi i Rashicës mund të ndihmojë skuadrën të dalë nga zona e rrezikut.

Ergys Kaçe ishte shumë pranë transferimit te APOEL-i në Qipro, por çdo gjë është bllokuar për shkak të protestës së tifozëve. Ultrasit qipriot kanë kundërshtuar ardhjen e shqiptarit për shkak të një foto të vjetër ku ai shfaqet me bluzen e UÇK-së.

Të fundit