Flash News

KRYESORE

Merkato e televizioneve: Ilva Tare largohet nga Ora News për projektin e ri. Rudina Xhunga rikthehet në ekran

Merkato e televizioneve: Ilva Tare largohet nga Ora News për projektin e

Merkato në televizionet shqiptare është drejt mbylljes dhe këtë sezon priten ndryshime të mëdha.

‘Konica’ shkruan se gazetarja Ilva Tare është larguar nga Ora News, pas shumë vitesh punë në këtë televizion. Tare mësohet se do të nisë aventurën e re në krye të departamentit të lajmeve në një televizion të ri që së shpejti do të prezantohet për publikun.

Edhe gazetarja tjetër Rudina Xhunga është bërë pjesë e kësaj merkatoje. Ajo mësohet se do të shfaqet këtë herë nën logon e News 24, pas largimit nga Vizion Plus. Xhunga raportohet se ka arritur tashmë marrëveshjen me Irfan Hysenbelliun dhe se do të zëvendësoje emisionin që drejtohej nga Eni Vasili. Kjo e fundit përflitet se është transferuar në Top Channel.

Të fundit