Flash News

KRYESORE

Merkato, Interi dhe Barcelona mund të shkëmbejnë nga dy lojtarë

Merkato, Interi dhe Barcelona mund të shkëmbejnë nga dy

Interi dhe Barcelona nesër do të luajnë në Champions League. Në "San Siro" kjo ndeshje pritet me padurim nga tifozët, por edhe nga drejtuesit e dy klubeve. Mes tyre do të flitet për merkato.

Gazeta katalanase "Sport" raporton se Interi dhe Barcelona kanë nisur kontaktet e drejtpërdrejta për mesfushorin Arturo Vidal. Barcelona kërkon 20 milionë euro për kilianin, shumë i kërkuar nga tekniku Antonio Conte.

Katalanasit, ndërkohë, kanë dy emra në lupën e tyre. Bëhet fjalë për Lautaro Martinezin dhe Stefano Sensin. Edhe Ivan Rakitic mund të përfshihet në negociata, nëse Interi heq dorë nga sulmuesi argjentinas, i cili mund të jetë pasuesi i Luis Suarezit në "Camp Nou".

Martinez, meqë ra fjala, ka klauzolë largimi 111 mln euro. Shifër e frikshme!

Të fundit