Flash News

KRYESORE

Merkatoja e gazetarëve, Jonila Godole: Modelet e viteve ’90 rënie pikiatë, pasiguri për "ikonat" televizive

Pedagogia e Gazetarisë, Jonila Godole, marrë shkas nga lëvizjet e fundit mediatike, shprehet se tashmë në peizazhin mediatik ka nisur rënia pikiatë e modeleve që filluan transmetimin në vitet ’90-të.

Sipas Godoles, ndonëse teknologjia solli aspekte pozitive, gazetarët nuk mundën të emancipoheshin profesionalisht, por mbetën në dorën dhe vizionin e pronarëve.

Reagimi i Jonila Godoles:  

Ndryshime ne Top Channel, Vizion+, heqje nga puna te gazetareve me emer, prej disa vitesh tashme, pasiguri per reportere dhe "ikona" televizive... 

Peizazhi mediatik shqiptar ka nisur me ne fund renien pikiate pa kthim te modeleve qe filluan transmetimin ne fund te viteve 1990 deri ne mes te viteve 2000. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe, si ne çdo aspekt tjeter, edhe industria e medias ishte dhe mbetet nje produkt tranzicioni. Njesoj si dhe profesionalizmi i gazetareve qe ne shumicen e rasteve konsiderohet nga koleget e huaj si "buono per l'Albania".

Megjithe aspektet pozitive qe sollen TV private ne krahasim me RTSH-ne shteterore, me teknologjine dhe programet me te mira, ato nuk munden dot as te emancipoheshin vete profesionalisht dhe as te emanciponin publikun e shek. 21. Mbeten ne doren dhe vizionin e pronareve, lidhja organike e te cileve me median ka qene ose rastesore, ose e detyruar nga kushte te tjera kryesisht per mbrojtje te bizneseve paresore. 

Brenda pak vitesh, te gjitha keto media me te cilat jetojme sot do te bien, per t'u zevendesuar me vizionin e pronareve te rinj, te krijuar ne dekaden e fundit, te cilet do te sjellin me gjase komercializim edhe me te skajshem te programacionit, si dhe "ikona" te reja televizive "me frymen e kohes", por te shpresojme tek-tuk edhe ndonje program me te guximshem qe t'i pergjigjet nevojave te tregut dhe sfidave te web-it dhe formateve te reja qe do sjelle e ardhmja.

Të fundit