Flash News

KRYESORE

Merkatoja e Interit, trajneri tregon se kush është më i miri

Merkatoja e Interit, trajneri tregon se kush është më i miri

Ish-trajneri i Italisë dhe Juventusit, Marcello Lippi, ka folur në lidhje me mercaton e Interit dhe trajnerit Antonio Conte. Tekniku legjendar mendon se Conte është afrimi më i mirë i drejtuesve të kryesuesve të Italisë. Lippi ka vlerësuar pa masë teknikun e Interit dhe mendon se ai është çelësi i suksesit tek Interi.

“A është Antonio Conte nënshkrimi më i mirë i Interit? Pa dyshim. Të gjithë e thonë këtë. Conte ka një karakter të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të madhe, por jo vetëm kaq. 

"Ai është një trajner shumë mirë, i përgatitur në mënyrë taktike dhe në gjendje ta organizojë ekipin në një mënyrë mjaft pozitive”. Kur një vlerësim i tillë vjen nga një trajner kampion bote, padyshim që merr vlerë. Interi po kryeson renditjen dhe i ka rrëmbyer vendin e parë Juventusit duke u shkëputur me 4 pikë.

Të fundit