Flash News

KRYESORE

Merkel dhe Macron të gatshëm për një ndryshim të traktatit për reformimin e Evropës

Merkel dhe Macron të gatshëm për një ndryshim të

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron u shprehën të hapur me idenë për një ndryshim të traktateve për reformimin e Evropës në krizë përballë rritjes së populizmave.

Dy drejtuesit u shprehën pas takimit të parë në kryeqytetin gjerman që prej zgjedhjes së Emmanuel Macron si president.

Emmanuel Macron dhe Angela Merkel u shprehën për një dinamikë të re në Evropë që do të simbolizohet në korrik nga një këshill i ministrave franko-gjerman.

“Ne dëshirojmë të krijojmë një dinamikë të re”, nënvizoi kancelarja gjermane duke njofuar edhe organizimin e këtij Këshilli ministrash, ndërkohë që presidenti francez u shpreh për më shumë pragmatizëm dhe vullnet në çiftin franko-gjerman.

Të fundit