Flash News

KRYESORE

‘Merkel e ka kërkuar copë’/ Rama flet për grupin e strukturuar që tentoi të pengonte integrimin duke disinformuar gjermanët

‘Merkel e ka kërkuar copë’/ Rama flet për grupin e

Në intervistën e tij me gazetarin Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ kryeministri Edi Rama ka folur edhe për mundësinë e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Rama u pyet konkretisht rreth deklaratës së tij për një grup të strukturuar që kërkoi të pengonte procesin e integrimit. Ai u shpreh se i ka përmendur gjithmonë se cilët janë.

“Kam folur çdo ditë se kush ishin dhe nuk dua të merrem fare me këta”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se ata kanë disinformuar klasën politike gjermane rreth asaj që ka ndodhur në Shqipëri.

“Kemi kapërcyer një pengese të madhe të ngritur artificialisht nga ai grup i strukturuar, përmes disiformimit  dhe ushqimit të një klase politike gjermane me atë çka ndodhi  në këto 6 muaj.

Bundestagu ka thënë “PO”, kjo është themelore dhe kjo do të ishte më e lehtë nëse në ato 6 muaj do të kishim luftuar bashkë për çeljen e negociatave.

Kancelaria e Gjermanisë ka kërkuara copë: Duam ti japim “PO” Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Të fundit