Flash News

KRYESORE

Merkel e Kurti zhvillojnë telefonatën e parë zyrtare, ç’u diskutua mes tyre: Nga tarifa te coronavirus-i

Merkel e Kurti zhvillojnë telefonatën e parë zyrtare,

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar bisedën e parë zyrtare telefonike me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Në deklaratën për media thuhet se Kurti dhe Merkel kanë diskutuar mbi marrëdhëniet e ngushta bilaterale, përafrimin e reformave të Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe për situatën në rajon.

Po ashtu, thuhet se Kancelarja Merkel i ofroi kryeministrit Kurti mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe programit të gjerë e ambicioz për reforma në vend, apo edhe për luftën ndaj virusit Covid-19.

“Kancelarja ka premtuar se do ta shqyrtojë mbështetjen ndaj Kosovës për trajtimin e kësaj krize”, thuhet në njoftim.

“U diskutua edhe mbi dialogun e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e po ashtu edhe për tarifën ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina të vendosur në vitin 2018, nga qeveria e atëhershme. Kancelarja përshëndeti propozim-vendimin e kryeministrit kosovar për heqjen e plotë të tarifës pas datës 1 prill, kjo pas heqjes së tarifës për lëndën e parë në javën që shkoi. Ajo gjithashtu mbështeti një dialog, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili duhet të synojë heqjen e të gjitha pengesave tregtare jo-tarifore midis Serbisë dhe Kosovës.

Të dy besojnë se nuk duhet të ketë pengesa në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kancelarja dhe Kryeministri i Kosovës mbështesin rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi i këtij procesi mbetet arritja e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese që siguron normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe e cila i shërben popujve të të dy shteteve”, sqarohet në deklaratën e përbashkët për mediat.

 

Të fundit