Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Merkel edhe 14 ditë si kancelare e Gjermanisë? Kriza në koalicionin CDU-CSU mund të sjellë rrëzimin e Qeverisë
Çfarë duan CDU dhe CSU?
Partia kristiandemokrate gjermane CDU dhe ajo kristiansociale CSU, dy parti simotra konservatore janë duke diskutuar ashpër për politikën e azilit dhe atë të refugjatëve. Dhe janë duke e bërë këtë prej disa vitesh. Në vitin 2015 kancelarja gjermane Angela Merkel (CDU) mori vendimin spektakolar për të pranuar refugjatët që ishin bllokuar në Hungari. Të ardhur nga Siria, Iraku, vendet afrikane. Në fakt atyre do u ishte dashur të qëndronin në Hungari, sepse kështu parashohin rekomandimet e BE-së. Azil njerëzit duhet të kërkojnë në vendin e parë të BE-së, ku kanë shkelur. Por që prej refugjatëve të Hungarisë ky rekomandim nuk është zbatuar në Gjermani.
Merkel vazhdon si më parë me politikën zemërgjerë kurse CSU është krejtësisht kundër. Tek refugjatët e shumtë ata shohin mbingarkesë për njerëzit në Gjermani. Kjo grindje ka prishur marrëdhëniet midis të dy partive. Në vjeshtë zhvillohen në Bavari zgjedhjet e landit dhe CSU do që të fitojë kundër populistëve të djathtë të "Alternativës për Gjermaninë" (AfD), e cila është duke u forcuar gjithnjë e më shumë. CSU kërkon të mbajë shumicën, siç e ka aktualisht, duke patur kurs të qartë në politikën e azilit.
Përse ka shpërthyer kriza pikërisht tani?
Në qeverinë e re, CSU ka ministrin e Brendshëm. Horst Seehofer quhet ai. Seehofer ka prezantuar tani një plan që është kthyer në mollë sherri për CSU dhe CDU. Sipas planit të tij, azilkërkuesit nuk duhet të hyjnë në Gjermani nëse kanë qenë më parë në një vend tjetër të BE-së. Se si duhet bërë kjo, ka mbetur pa përgjigje.
Parimisht duhet vetëm të zgjerohet më shumë kontrolli në kufirin me Austrinë, gjë që nuk është duke u bërë aktualisht. Por, pasojat e planit të Seehoferit nuk i sheh njeri aktualisht. Vendimtare është se Seehofer do t' i verë në jetë planet e tij edhe pa aprovimin e kancelares, e cila është shefja e tij. Merkel nuk mund ta lejojë këtë. Sepse në çështjet e rëndësishme politike fjalën e ka kryetarja e qeverisë. Fjala magjike për këtë është: kompetenca për të dhënë direktiva.
Ekziston mundësia të prishet koalicioni?
Shumë gjëra janë tani të imagjinueshme. Merkel nuk mund të pengojë Seehoferin direkt për të vënë në zbatim planet e tij, sepse siguria e kufijve është kompetencë e tij. Por ajo mund ta shkarkojë atë nga detyra. Por të gjithë vëzhguesit janë të bindur se kjo do sillte fundin e qeverisë, sepse CSU do largohej nga koalicioni. Merkel mund të shtrojë në Parlament çështjen e votëbesimit, që të detyrojë koalicionin që të ndjekë kursin e saj dhe jo të Seehoferit. Nëse ajo humbet votëbesimin atëherë do të duhen zgjedhje të reja. Merkel vetë përpiqet të fitojë kohë. Ajo kërkon që të zhvillohet një herë takimi i nivelit të lartë të BE-së, i cili do merret me çështjet e azilit. Atje ajo do përpiqet të gjejë një zgjidhje me të gjitha vendet e BE-së. Por ka shumë pak mundësi që t'ia dalë mbanë. Ditën e premte pati zëra nga CSU që dhanë sinjale se Merkeli mund ta marrë këtë afat 14 ditor.
Po shpërbëhet koalicioni midis CDU dhe CSU?
Ekzistojnë edhe skenarë të tjerë më pak të mundshëm. Përshembull CDU dhe CSU kanë një fraksion të përbashkët në parlament, Bundestag, dhe ekzistojnë zëra që thonë se ky bashkim mund të ndahet për shkak të grindjeve. Për klimën politike kjo do ishte keq për konservatorët, por praktikisht kjo nuk do kishte si pasojë prishjen e koalicionit. Disa politikanë të CDU të zemëruar me CSU thonë hapur që nëse është kështu atëherë në të ardhmen CDU do përfaqësohet vetë edhe në Bavari, do krijojë vetë atje grupe lokale të partisë dhe të shfaqet si të thuash si konkurente e CSU-së. Kjo do të ishte shumë e rrezikshme për CSU, pushteti i të cilës është në Bavari faktori më i rëndësishëm politik.
A mund të ketë edhe një kompromis?
Në orët e ardhshme dhe me siguri edhe në fundjavë, Wolfgang Schäuble, president i Bundestagut dhe politikan i CDU-së, do të bëjë ndërmjetësimin midis palëve. Ai është shumë i aftë për këtë. Besnik kundrejt kancelares, ai është një konservator i bindur që shpesh ka theksuar se e sheh për të rrezikshme politikën e Merkelit për refugjatët. Deri në vjeshtë të 2017-ës, ai ka qenë ministër i respektuar Finance në Gjermani. Por edhe ai nuk mund ta zgjidhë i vetëm konfliktin.
Çfarë bën Partia Socialdemokrate?
Por ekziston edhe një parti tjetër në qeveri, Partia Socialdemokrate. Çfarë po bën ajo? Ajo nuk është përzier në konflikt, rri mënjanë dhe bën thirrje për t' u përmbajtur duke i vëzhguar ngjarjet e indinjuar. Sepse ajo ka frikë nga zgjedhjet e reja. Në sondazhe ajo ka pasur rreth 16 përqind mbështetje, katër përqind më pak se në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës së kaluar. (DW)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38