Flash News

KRYESORE

Merkel: Ekonomia gjermane ka nevojë për punëtorë, ndaj duhet të kërkojmë jashtë BE-së

Merkel: Ekonomia gjermane ka nevojë për punëtorë, ndaj duhet

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel deklaroi se vendi ka nevojë urgjente për më shumë punëtorë dhe se që procedurat të thjeshtësohen si për emigrantët, ashtu edhe për bizneset, do të miratohet një ligj i ri.

Ligji i ri për Punësim dhe Aftësim do të hyjë në fuqi më 1 mars 2020 dhe synon të hapë rrugën për punëtorët nga vendet jashtë BE-së. Më shumë se 2 milion qytetarë nga vendet e tjera të unionit punojnë në Gjermani.

“Kjo nuk është e mjaftueshme dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të kërkojmë punëtorë të aftë nga jashtë BE-së. Pa ekspertë të mjaftueshëm, asnjë ekonomi nuk mund të mbijetojë,” tha Merkel në një video kushtuar ligjit të ri.

“Ne aktualisht kemi një numër ndërmarrjesh që nuk po arrijnë të gjejnë punëtorë. Nëse politikanët nuk kujdesen për profesionistë të mjaftueshëm, firmat dhe sipërmarrësit do të largohen nga Gjermania, dhe ne nuk e duam këtë”.

Për punëtorët nga Ballkani, problem ngelet dhënia e vizave të punës, pasi aplikuesit në vende si Serbia ose Bosnja dhe Hercegovina kanë pritur për më shumë se një vit. Qeveria duhet të vendosë në periudhën tjetër nëse ky rregull duhet të shfuqizohet, kur më 1 mars hyn në fuqi ligji i ri.

 

Të fundit