Flash News

KRYESORE

Merkel ‘hakmerret’ ndaj Erdogan, bllokon organizimin e samitit të NATO-s në Stamboll

Merkel ‘hakmerret’ ndaj Erdogan, bllokon organizimin e samitit

Gjermania, Franca, Hollanda dhe Danimarka kanë vendosur të ndërmarrin hapa konkrete ndaj Turqisë pas përshkallëzimit të tensionit mes këtyre vendeve.

Gazeta gjermane ‘Die Ëelt’ raporton se katër shtetet e BE-së do të bllokojnë organizimin e samitit të NATO-s në Turqi, në vitin 2018. Qeveria turke ka kërkuar që samiti të organizohet në Stamboll, por kancelaritë europiane e kundërshtojnë diçka të tillë pasi mund të interpretohej si mbështetje ndaj politikave të brendshme të Erdogan.

Këtyre katër shteteve do i shtohen edhe 14 të tjerë nga BE, plus Kanadaja.

Sipas raportimeve, samiti i ardhshëm i NATO-s pritet të organizohet në selinë e re të kësaj organizate në Bruksel.

Të fundit