Flash News

KRYESORE

Merkel kundër ministrit të saj të Brendshëm: Islami pjesë e jona, në Gjermani jetojnë 4 milionë myslimanë

Merkel kundër ministrit të saj të Brendshëm: Islami

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka mbajtur një qëndrim të kundërt nga ai i ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, i cili tha se “islami nuk i përket Gjermanisë”.

Ajo tha se krishterizmi dhe judaizmi kanë lënë gjurmë në të kaluarën e Gjermanisë, por që në ditët e sotme edhe Islami është shndërruar në një pjesë të shtetit gjerman për shkak të 4 milionë muslimanëve që jetojnë atje.

“Shtetin tonë në masë të madhe e ka formësuar krishterimi. Edhe judaizmi ka lënë gjurmë. Por, në ditët tona tanimë në Gjermani jetojnë 4 milionë muslimanë. Pra, edhe muslimanët i përkasin Gjermanisë si dhe feja e tyre Islami. Ne kërkojmë një Islam në bazë të kushtetutës dhe që i përshtatet kushtetutës. Edhe në të kaluarën e kam thënë këtë qartazi. Duhet të tregojmë çdo lloj të përpjekjes për tolerancë fetare ndërsa Konferenca Islame është mjet i rëndësishëm në këtë fushë”, theksoi Merkel.

Të fundit