All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Merkel nuk pëlqen ta shoh Europën jashtë çështjes së Koresë së Veriut: Kemi rol të rëndësishëm, t’i japim zgjidhje

Merkel nuk pëlqen ta shoh Europën jashtë çështjes
All - Paragraf - 1

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel nuk pëlqen ta shoh Europën dhe veçanërisht Bashkimin Europian, jashtë çështjes më të rëndësishme ndërkombëtare të momentit, asaj të Koresë së Veriut.

All - Paragraf - 3

Merkel ka kërkuar që Europa të luajë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e krizës me Korenë e Veriut lidhur me programin e saj bërthamor përpara një takimi  të ministrave të Jashtëm të BE-së, në fundjavë.

”Evropa luan një rol të rëndësishëm në botë ndaj ajo duhet të ndihmoj në zgjidhjen e situatës së Koresë së Veriut”, tha Merkel në ditën e fundit të parlamentit përpara zgjedhjeve kombëtare këtë muaj.

Pas bisedimeve me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae In dhe presidentin e SHBA-së, Donald Trump mbi kërcënimin e paraqitur nga Koreja e Veriut, Merkel tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të takoheshin në Gjermani, këtë fundjavë.

Gjermania dhe Franca dënuan testin e bombës me hidrogjen duke e konsideruar si dimension të ri të provokimit nga Koreja e Veriut.

Të fundit