Flash News

KRYESORE

Merkel vizitë zyrtare në Maqedoni për një arsye madhore

Merkel vizitë zyrtare në Maqedoni për një arsye madhore

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoni më 8 shtator, ku do të takohet me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev dhe do të diskutojë me këtë të fundit situatën në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin dypalësh.

Vizita e Merkelit zhvillohet në prag të referendumit të 30 shtatorit për marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë. Kancelarja gjermane pritet t’i japë mbështetje të fuqishme këtij referendumi ku qytetarët do të votojnë nëse e pranojnë emrin e ri 'Republika e Maqedonisë së Veriut'.

Një përgjigje pozitive do të zhbllokonte përfundimisht rrugën e Shkupit drejt NATO-s dhe BE-së.

Kryeministri Zaev ka premtuar se do të japë dorëheqjen nëse qytetarët shprehen kundër marrëveshjes me Greqinë, ndërsa nga kjo situatë do të përfitonte opozita pro-ruse, çka do të komplikonte sërish situatën në fqinjin e Shqipërisë.

Të fundit