Flash News

KRYESORE

Mermeri rrëshket nga kamioni dhe bie mbi makinën, humb jetën një vajzë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Lushnje-Berat. Një pllakë e madhe mermeri ka rrëshkitur nga një kamion dhe ka zënë poshtë automjetin tip ‘Peugeot’, i cili udhëtonte pas kamionit.

Brenda në automjet ndodheshin katër persona dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 24 vjeçarja Erinalda Isufaj, ndërsa tre të tjerët kanë kanë marrë dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Në datën 11.11.2017, rreth orës 12.45, në autostradën, në fshatin Çiflig, Lushnje, nga një mjet tip kamion me targë AA 667 MP me drejtues shtetasin B.P, 41 vjeç, banues në Fushë Krujë, që transporton gur mermeri, ka rënë një gur i madh dhe ka zënë poshtë një mjet autoveturë tip "Pezho" me targë AA 862 SF që drejtohej nga shtetasi M.I, 29 vjeç, banues në Tiranë i cili po mer mjekim në Spitalin Rajonal Lushnje. Brenda autoveturës ndodheshin edhe 3 persona nga të cilët ka ndërruar jetë shtetasja E.I, 24 vjeçe. Ndërsa shtetasit Sh.I, 52 vjeç dhe V.I, 50 vjeçe nuk kanë pësuar dëmtime. (të katërt banues në Tiranë). Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i mjetit tip kamion shtetasi B.P dhe po kryen veprimet proceduriale. Po kryen veprimet nga grupi hetimor për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Të fundit