Flash News

KRYESORE

Mermeri shtypi makinën, 24-vjeçarja që ndërroi jetë në Lushnje ishte gazetare

24-vjeçarja Erinolda Isufaj e cila ndërroi jetë në një aksident tragjik gjatë ditës së djeshme në Lushnje, ishte me profesion gazetare.

E reja ishte e martuar. Së shpejti, siç rrëfejnë të afërmit e saj, Erinolda kishte bërë plane për të pasur një fëmijë.  Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 12.45, në autostradë, në fshatin Çiflig. E reja udhëtonte në një makinë tip Peugeot me bashkëshortin dhe familjarët e saj. Nga kamioni që transportone mermer, ka rënë një gurë i madh dhe ka zënë poshtë  makinën ku udhëtonte gazetarja dhe familjarët e saj. Si pasojë humbi jetën Erinolda, ndërsa u plagosën të tjerët.  

Të fundit