Flash News

KRYESORE

Merr dhuratë nga familja një fluturim me parashutë, vdes 50 vjeçarja

Kerri Pike merr dhuratë për 50 vjetorin e saj nga fëmijët dhe bashkëshorti një udhëtim me parashutë, por dhurata e cila duhet të ishte më e bukura dhe më e veçanta për të, përfundoi në tragjedi.

50 vjeçarja së bashku me dy instruktorë kanë humbur jetën pasi janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë përfunduar të varur në pemët e bananeve.

Ngjarja ka ndodhur  në plazhin “Mission Beach” në Australi. Kerri Pike, nëna e 8 fëmijëve kishte nisur udhëtimin e saj në ajër me një instruktor ekspert në këtë fushë, kurse në parashutën tjetër ishte një tjetër ekspert i këtyre fluturimeve, por diçka ka shkuar keq në ajër dhe dy parashutat janë përplasur dhe për pasoj kanë humbur jetën tre personat.

Trupi i Pike dhe instruktorit të saj janë gjendur 1.5 km larg vendit që ishte përcaktuar për zbritje dhe në oborrin e një shtëpie aty afër është gjendur dhe trupi i parashutistit tjetër.

Të fundit