Flash News

KRYESORE

Merr fund lidhja 2-vjeçare mes Zayn dhe Gigi Hadid, artistët konfirmojnë ndarjen

Lidhja 2-vjeçare mes këngëtarit të njohur Zayn Malik dhe modeles Gigi Hadid ka marrë fund zyrtarisht.

Lajmi është konfirmuar nga vetë personazhet nëpërmjet postimeve të tyre në “Twitter”, ku shkruajnë se veç të tjerash ata do të mbajnë miqësinë dhe respektin për njëri-tjetrin.

“Gigi dhe unë patëm një marrëdhënie shumë domethënëse dhe unë kam shumë respekt dhe adhurim për të si grua dhe si shoqe. Ajo ka një shpirt të pabesueshëm. Unë i jam mirënjohës të gjithë fansave tanë, që kanë respektuar këtë vendim të vështirë dhe privatësinë tonë në këtë kohë, dhe urojmë që ky lajm të ketë ardhur prej nesh në fillim. Ju duam të gjithëve”, ka shkruar Zayn.

Ndërkohë Gigi vijon në profilin e saj në ‘Twitter’, “Deklaratat e ndarjes zakonisht duken si të papërcaktuara, sepse është e vështirë të thuash me fjalë çfarë përjetojnë dy njerëz së bashku pas shumë vitesh, jo vetëm në marrëdhënie por në jetë në përgjithësi. Unë jam mirënjohëse për dashurinë, kohën dhe mësimet e jetës që Zayn dhe unë ndamë. Nuk dua asgjë por më të mirën për të dhe do vazhdoj ta mbështesë si një shok që kam respekt dhe dashuri të pafund. Ndërsa për të ardhmen, çfarëdo lloj gjëje që të jetë e thënë për t’u bërë do të bëhet.”

Ishte pikërisht “The Sun” që shpërndau lajmin për ndarjen e çiftit, por kjo gjë vazhdoi të ishte e dyshimtë pasi Zayn dhe Gigi janë ndarë edhe më parë.

Si duket kësaj here nuk do të ketë më kthim pas.

Të fundit