Flash News

KRYESORE

Merr fund 'makthi' në Kakavijë; Rama falenderon autoritetet, apel qytetarëve: Mos krijoni më siklete të ngjashme

Merr fund 'makthi' në Kakavijë; Rama falenderon autoritetet,

Ka përfunduar ‘makthi’ i qytetarëve në pikën kufitare të Kakavijës, aty ku prej 5 ditësh emigrantët qëndronin në pritje për të kaluar drejt tokës greke.

Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas zhbllokimit të doganës së Kakavijës,duke falenderuar të gjitha strukturat dhe autoritet shtetërore të përfshira në këtë aksion, por edhe Greqinë e cila –sipas tij- përfshi pa rezerva për të lehtësuar situatën.

Po ashtu, kryeministri nuk ka harruar t’ju bëj apel të gjithë shqiptarëve që nisen drejt Greqisë të plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm, me qëllim që të evitohen radhët e tilla.

Reagimi i plotë i Ramës:

FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë.

U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme.

Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid19.

Të fundit