Flash News

KRYESORE

Merr mamanë si shoqëruese mature: Kisha vajza që më pëlqenin por doja të shkoja me zemrën time

Një maturant nga Kukësi ka bërë një zgjedhje të veçantë por edhe të rrallë për partneren e maturës. Ai ka vendosur që njeriu që do e shoqërojë do të jetë mamaja e tij. Në qytete të vogla dhe jashtë Tiranës, mbrëmja e maturës është një event i rëndësishëm ku gjithë qyteti mblidhet për të parë të rinjtë e të rejat që parakalojnë për të përmbyllur vitet e studimit në gjimnaz.

Historinë më të bukur për të rrëfyer e ka Sabit Tusha, i cili ka marrë mamanë, Haten, si shoqëruesen e tij.

I ftuar në "ftesë në 5", Sabiti rrëfeu parapërgatitjet dhe që nuk e kishte parashikuar që gjesti i tij do të merrte kaq famë.

“E kam planifikuar që në fillim të vitit të 3-të. Mendoja se do dilte diçka e bukur, por nuk ma ka marrë mendja kurrë se do bëhej një bum kaq i madh”, u shpreh 18- vjeçari.

Sabiti është më i vogli i 12 fëmijëve të zonjës Hate, e cila në moshën 67-vjeçare ka 28 nipër e mbesa!

Maturanti i pazakontë u shpreh se ka një lidhje të veçantë me mamanë e tij, të cilën e konsideron njeriun më të shtrenjtë të jetës.

Zonja Hate nga ana e vet, nuk ishte fort entuziaste fillimisht, kur mori ftesën e papritur nga i biri.

“I thashë: ‘Mos po bën ndonjë gabim që po më merr? Të gjithë shkojnë me shoqet!’ Por ai më tha: “Jo, dua të shkoj me zemrën teme.”‘

“Me partneren e jetës seme”, e korrigjoi Sabiti gjatë intervistës bashkë tek “Ftesë në 5”, “Nuk mendoj se ka partnere më të bukur se ajo që të ka bo kokën, apo jo?”

Të fundit