Flash News

KRYESORE

Merr mandatin kryebashkiaku i PS me 4 precedentë penalë. Përgëzohet nga Klosi e Ferhati

Adriatik Zotaj është betuar si kryetar bashkisë së Poliçanit, duke marrë mandatin për herë të pestë. Gjatë ceremonisë së betimit të Zotaj u konstituua edhe këshilli i ri i bashkisë Poliçan pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ku përmes votimit të fshehtë Mimoza Lulaj u zgjodh kryetare e këtij këshilli.

Zotkaj ka pranuar në formularin e dekriminalizimit se është proceduar penalisht katër herë për veprat penale: "Fyerje dhe goditje për shkak të detyrës", Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", "Kundërshtim të punonjësve të policisë të rendit publik" dhe per një vepër tjetër penale qe nuk e saktëson dhe rezulton i denuar me 3 vite dhe disa muaj burg.

Në ceremoni ka qene i pranishëm edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe deputetja tjeter e PS, Klotilda Ferhati që i kanë uruar atij punë të mbarë me fillimin e mandatit te peste ose te vitit te 16-të.

Të fundit