Flash News

KRYESORE

I merr në zyrë pas përplasjeve me policinë, çfarë u premtoi Rama dy përfaqësueseve të minatorëve

I merr në zyrë pas përplasjeve me policinë,

Pas përplasjeve fizike me efektivë të policisë dhe protestës prej disa orësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, minatorët duket se janë qetësuar disi pas takimit që zhvilluan dy përfaqësues të tyre me kryeministrin në zyrën e tij.

Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri bashkë me një tjetër u takuan me kryeministrin Rama në zyrën e tij, në një takim që nuk zgjati më shumë se 30 minuta. Xibri më pas foli për mediat dhe te konsideroi takimin “as mish, as peshk”, ndërsa deklaroi se kryeministri u kishte premtuar një takim të dytë javës që vjen.  

“Takimi ishte as mish as peshk. Qëllimi i protesës u arrit, pasi Ramë ishte dakord që brenda javës së ardhme të zhvillojmë një takim të dytë për të diskutuar më konkretisht problemet tona. Do kemi një përfaqësi tonën, do të ribëjmë të njohura kërkesat tona, sidomos statusin e minatorit”, u shpreh Xibri.

Më herët, minatorët u konfrontuan fizikisht me policinë, pasi kërkonin të hynin më forcë në ambientet e kryeministrisë dhe të takonin Edi Ramën.

Të fundit