Flash News

KRYESORE

Merr peng 51 fëmijë dhe i vë flakën autobusit, arrestohet 47 vjeçari në Milano

Merr peng 51 fëmijë dhe i vë flakën autobusit, arrestohet 47

Një shofer autobusi në Italinë veriore, në Milano rrëmbeu sot 51 fëmijë dhe kujdestarin e tyre, duke i kërcënuar me vdekje gjatë udhëtimit, përpara se t’i vendoste zjarrin automjetit, kur u ndalua nga një bllokadë karabinierësh.

Policët thyen xhamin në derën e pasme të autobusit dhe i nxorrën të gjithë fëmijët pa lëndime serioze, para se flakët të shkatërronin automjetin. Kur u arrestua, shoferi tha se po protestonte për vdekjen e emigrantëve në Mesdhe.

Mediat raportojnë se shoferi, shtetas italian me origjinë senegaleze 47 vjeçar, i kërcënoi fëmijët, duke iu thënë atyre se "askush nuk do të mbijetonte sot". 47 vjeçari, i identifikuar si Ousseynou Sy është arrestuar nga policia e Milanos.

Të fundit