Flash News

KRYESORE

Merr rrjedhë tjetër vrasja e Kasmit, Hoxha: Devi i vuri pistoletën në kokë grekut, por i shpëtoi një detaj që i mori jetën

Merr rrjedhë tjetër vrasja e Kasmit, Hoxha: Devi i vuri

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” ka rrëfyer detaje nga vrasja e Devi Kasmit duke devijuar rrjedhën e ngjarjeve. 

“Kasmi është ruajtur shumë. Edhe personat që shkonin në palestrën e tij, nëse kishin kapuç në kokë, u kërkonte dokumente identifikimi. Palestra ndodhet afër shkollës “Sami Frashëri.”

Nuk është e vërtetë që ka patur debat mes vrasësist grek dhe Kasmit brenda palestrës. Kasmi dyshonte gjithmonë. Ai ka patur 2 armë, një në çantë dhe një në brez. Ai ka qenë në palestër kur ka vënë re që një person që nuk e njihte kishte kaluar disa herë në atë rrugë. Në atë moment ai ka bërë disa fotografi dhe ka tentuar ta identifikojë. Kur e ka parë përsëri, së dyti ka zbritur jashtë dhe i ka vënë pistoletën në kokë. Greku siç duhet ka tentuar të njoh terrenin, të njihte oraret dhe çdo detaj. Por duke qenë aty, duke kaluar aty është zbuluar dhe në momentin që Kasmi i ka vënë pistoletën në kokë, greku i ka folur në anglisht. Dhe gjatë kohës që i ka vënë pistoletën në kokë e ka kontrolluar. Ai i ka folur në anglisht dhe nuk ka patur armë me vete. Pas kësaj ai është larguar.

Por pas 15 minutash greku është kthyer në vendngjarje…”, është shprehur Hoxha.

Të fundit