Flash News

KRYESORE

Merr shkas nga protestat e studentëve, Avokati i Popullit uron 7 marsin me një thirrje ndaj qeverisë

Merr shkas nga protestat e studentëve, Avokati i Popullit uron 7 marsin me

Përpos urimit, Avokati i Popullit ka zgjedhur mbajë një qëndrim kritik ndaj qeverisë aktuale lidhur me cilësinë e arsimit në vend.

AP i kujton qeverisë se në një ditë si kjo të reflektojë “për rritjen e financimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend, duke marrë shkas edhe nga kërkesat e vazhdueshme shoqërore që kulmuan me protestat studentore të vitit të fundit”.

Reagimi i plotë:

AVOKATI I POPULLIT URON PËR DITËN E SHKOLLËS SHQIPE DHE BËN THIRRJE PËR RIVLERËSIMIN E ROLIT TË ARSIMTARIT NË SHOQËRI

Avokati i Popullit në Shqipëri uron gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit shqiptarë me rastin e 7 marsit, ditës sē arsimit shqip.

Prej 132 vitesh kur shkolla e parë shqipe u çel në Korçë më 7 mars 1887, arsimi shqiptar mbetet peng i problemeve serioze që lidhen me financimet, stafet mësimore, mjediset dhe kurrikular shkollore.

Avokati i Popullit bën sërish thirrje për rritjen e financimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend, duke marrë shkas edhe nga kërkesat e vazhdueshme shoqërore që kulmuan me protestat studentore të vitit të fundit.

Një arsim më cilësor është garanci për një shoqëri të emancipuar, zhvilluar dhe me kërkesë të lartë llogarie për drejtuesit e vet.

Gjithashtu arsimi cilësor është garanci për rritje ekonomike e punësim.

Roli i mësuesit nga ana tjetër, si një nga shtyllat bazë të sistemit të vlerave në shoqëri, ka nevojë për një rehabilitim të menjëhershëm e rrënjësor.

Mësues të mirëshpërblyer e të trajtuar me respekt, i japin arsimit dinjitetin për të cilin ai ka nevojë.

132 vjet pas hapjes së shkollës së parë shqipe, kemi shumë për të mësuar nga frymëzimi që rrezaton ajo kohë.

Edhe një herë gëzuar të gjithëve 7 marsin!

Të fundit