Flash News

KRYESORE

Merr udhë Liga Profesioniste e Futbollit, do drejtohet nga bankieri i njohur

Merr udhë Liga Profesioniste e Futbollit, do drejtohet nga bankieri i

Sezoni i ardhshëm do ta gjej futbollin shqiptar me Ligë Profesioniste, e cila presupozohet se do të jetë e ndarë nga ndikimi i FSHF-së dhe shumica e vendimeve do të merren nga vetë klubet.

“Edicionin e ardhshëm them se do të jetë Liga Profesioniste”, tha Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu. Ndërsa Drejtor i Partizanit, Olsi Rama, nënvizoi se“U gjet një gjuhë e përbashkët, për të pasur një organizim sa më efiçent në të ardhmen.”

Të gjithë janë dakord dhe Liga do të sjellë më shumë përfitime për klubet. “Të gjitha të drejtat e menaxhimit të aktivitetit të Kategorisë Superiore do t’i ketë Liga”, tha President i FSHF-së, Armand Duka.

Liga Profesioniste e Futbollit zgjodhi edhe kreun e saj që është zv/Presidenti aktual i FSHF-së, Edvin Libohova, një bankier me eksperiencë në vend.

“Liga do të jetë krejtësisht e pavarur, do të jetë një element apo një institucion brenda FSHF-së.”

Ngritja e strukturave të saj do të jetë graduale dhe një pikë e rëndësishme do të jetë votimi në Asamblenë e radhës që do të mbahet brenda 6 muajve të parë të vitit 2019.

Të fundit