Flash News

KRYESORE

Merr zgjidhje ngërçi mes biznesmenit dhe familjeve te ‘Petro Nini’, sot firmoset marrëveshja

Avokati i familjeve që protestuan për të mbrojtur shtëpitë e tyre te ‘Petro Nini’ ka njoftuar se do të zgjidhet konflikti me një marrëveshje mes palëve.

Ai shprehet se marrëveshja do të nënshkruhet sot pas orës 16:00 dhe sipas marrëveshjes të dy familjet do të marrin apartamente.

“Mbas orës 16:00 do nënshkruhet marrëveshja mes palëve. Dy familje do të marrin apartamente sipas paktit”, thotë avokati.

Bëhet me dije se bëhet fjalë për dy apartamente pranë “Kopshtit Botanik”, dhe në këtë mënyrë do të marrë fund edhe mosmarrëveshja me biznesmenin Aleksandër Gavoci që pretendon pronësinë e truallit.

Të fundit