Flash News

KRYESORE

“Merre dhe Patozin”, deputeti Agron Shehaj sqaron qytetarët për ironinë ndaj ish-deputetëve të PD

“Merre dhe Patozin”, deputeti Agron Shehaj sqaron qytetarët

Agron Shehaj do të betohet pas disa javësh si deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, por ende pa nisur punën ai është një prej politikanëve më aktiv i demokratëve dhe shpesh herë reagimet e tij shkaktojnë debate.

Ditën e djeshme ai nxiti reagime të shumta kur ironizoi me lajmin se Majlinda Bregu mund të bëhet ministre e Diasporës në qeverinë e re të Edi Ramës. Ai i bënte thirrje Ramës të merrte në qeveri edhe Astrit Patozin, kundërshtar i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Shehaj thekson në replikat me qytetarët se postimi i tij mund të duket provokues por është për shkak se ndihet i zhgënjyer nga politikanë që shiten për një post dhe u bashkohen kundërshtarëve vetëm sepse nuk u janë plotësuar tekat.

“Postimi im mund të duket provokues dhe i tepërt, por jam i zhgënjyer nga këta lloj politikanesh që nuk kanë asnjë ideal, shiten për një post dhe shpërdorojnë besimin e votuesve. Unë jam i fundit midis demokratëve, por është e turpshme që dikush vetëm se nuk i janë plotesuar tekat t’i bashkohet kundërshtarëve. Sidomos kur e bën për interes dhe jo për bindje”, shkruan Agron Shehaj.

Sa i përket lajmit se Majlinda Bregu mund t’i bashkohet qeverisë së Ramës, ish-deputetja e PD nuk ka bërë asnjë reagim.

Të fundit