Flash News

KRYESORE

“Merre me qetësi”, komentuesja që acaroi Dua Lipën për tatuazhin e bërë në fëmijëri

Dua Lipa është mjaft aktive në rrjete sociale dhe në një periudhë kohore shumë të shkurtër a arritur rreth 18 milion e gjysmë ndjekës në Instagram. Përveçse e bukur dhe shumë joshëse, ajo që pëlqehet më shumë nga Dua është talenti dhe zëri i saj unik. Një koment në Instagram, e ka bërë Duan të mos rrijë indiferente. Këngëtarja ka uruar kushërirën e saj për ditëlindje me disa imazhe nga fëmijëria duke e shoqëruar me shkrimin: “Më fal për imazhet turpëruese.” Në njërën nga videot, ajo tregon se ka realizuar tatuazhin e parë në pjesën e fundshpinës, së bashku me mikeshën e saj. Megjithëse Dua tregoi se tatuazhi me këna, sërish komentuesit nuk kanë qëndruar pa reaguar. “Fëmijët e vegjël, nuk mund të mbajnë tatuazhe” – komentonte njëra nga fanset e saj. Është vetëm këna! Kështu që merre lehtë” – i është përgjigjur Dua Lipa.

Të fundit