Flash News

KRYESORE

“Merre thikën vrite ose nuk je djalë”, babai dyshohet se nxiti të birin të vriste 14 vjeçarin

“Merre thikën vrite ose nuk je djalë”, babai dyshohet se

Babai i adoleshentit 15 vjeçar që vrau me thikë shokun e tij 14 vjeçar, është arrestuar nga Policia e Laçit. Burime për ‘Abc News’ bëjnë me dije se autoritetet kanë dyshime se Xhevdet Xhecuka dyshohet se ka nxitur krimin ku mbeti i vdekur i mituri në Fushë Mamurras.

Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, babai i ka thënë të birit, merrë thiken vrite ose nuk je djalë.

Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin.

Konflikti mes të rinjve ka qenë i çastit dhe fillimisht, ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive. Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha: “Shko merr thikën dhe vrite”. Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht. I mituri me inicialet A. S vdiq menjëherë.

Nëse provohet roli nxitës i babait, ai do të qëndrojë në burg së bashku me të birin.

Të fundit