Flash News

KRYESORE

Merret vendimi për 'Festivalin e Këngës' por askush nuk e përmendi Arilenën

Merret vendimi për 'Festivalin e Këngës' por askush nuk
Këtë vit, shumë evente të rëndësishme muzikore (dhe jo vetëm), janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Kështu ndodhi edhe me Eurosong Contest 2020, ku Shqipëria do të përfaqësohej nga Arilena Ara me këngën "Shaj" e cila ishte përshtatur në anglisht me titullin "Fall from the Sky". Eurovizion është anuluar këtë vit, por i ka dhënë mundësinë shteteve përfaqësuese të konkurrojnë vitin e ardhshëm (në 2021) me këngët aktuale ose me një artist e këngë të re. Disa vende e kanë konfirmuar tashmë se do të përfaqësohen me po të njëjtët artistë e ndërsa për Shqipërinë nuk ishte marrë asnjë vendim, deri tani. Përmes një deklarate zyrtare të publikuar në faqen e Radio Televizionit Shqiptar, u njoftua se kanë nisur sot (1 korrik) përgatitjet për Festivalin e Këngës në RTSH dhe sipas njoftimit, pritet që në muajin shtator krijuesit të paraqesin këngët konkurrente për edicionin e 59. Sa i takon fitueses së edicionit të kaluar, Arilena Arës, nuk është thënë asnjë fjalë apo të jetë komunikuar ndonjë vendim, por për sa kohë do të zhvillohet Festivali i Këngës, ka shumë mundësi janë që të vazhdojë tradita e viteve të kaluara, ku në Eurovision shkon këngëtari/ja ose grupi i/e fundit që shpallet fitues i festivalit.

"Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi është e sigurt se edhe këtë fundvit eventi më i madh i këngës në vend, do të mbahet. Nëndrejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka zhvilloi sot takimin e parë konsultativ me krijuesit, që kanë lënë gjurmë në këtë festival, muzikantë e tekstshkrues. Në takim u diskutuan çështje që lidhen veçanërisht me cilësinë e festivalit, duke nisur që nga ngritja e një komisioni vlerësimi për përzgjedhjen e këngëve e deri tek kriteret për pjesëmarrjen në festival,”- thuhet në njoftim.

 

Të fundit